
Shkëlqeu ndaj Prizrenit, Lis Shoshi i Yllit – MVP i javës në Superligë
Përfundimi i fazës së rregullt në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll solli përballje mjaft interesante, ndërsa u kurorëzua edhe më i miri i xhiros së fundit.
Lis Shoshi, i skuadrës Golden Eagle Ylli, u shpall MVP i javës së 28-të pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme kundër Proton Cable Prizrenit, njofton Klankosova.tv.
Ai realizoi 25 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime, duke arritur indeksin më të lartë të javës – plot 40.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për skuadrën nga Suhareka, që me formën e treguar duket e gatshme për sfidat e playoff-it