Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Peci: Ka tejkaluar kompetencat dhe ka bërë presion te zyrtarët serbë
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka shkarkuar nënkryetaren e tij , Natasha Tomaniq.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Peci për RTK-në, ku tha se vendimi është marrë sot në seancën e kuvendit komunal, për të cilin vendim, 17 asamblistë votuan pro.
Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë, përveç kësaj ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë te Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje ditëve të fundit.
Ndërsa si shkas i fundit për shkarkimin e saj ka qenë një marrëveshje që nënkryetarja ka bërë me një kompani italiane për një objekt që është në pronësi të komunës se Zveçanit.
Vendimi është duke u protokolluar dhe pastaj do t’i përcillet nënkryetares Natasha Tomaniq.