Shitjet e Apple më në fund fillojnë të rriten në Indi

Shitjet e Apple më në fund fillojnë të rriten në Indi

India ka dëshmuar një nga tregjet më të vështira globalisht për Apple, por gjërat duket se po përmirësohen.

Kjo për faktin se, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shitjet vjetore të produkteve të Apple arritën një nivel të ri në Indi.

Kompania pa një rritje prej 33% në të ardhura, nga 6 miliardë dollarë në 8 miliardë dollarë, sipas një burimi që kërkoi të mbetej anonim pasi informacioni nuk është publik.

Atje, tregu ende dominohet kryesisht nga markat kineze dhe Samsung, dhe vetëm 3.5% e totalit prej 690 milionë telefonave inteligjentë janë iPhone.

Tregu indian është një nga tregjet me rritje më të shpejtë të Apple, por shitjet në vendin aziatik janë ende rreth 2% e totalit për kompaninë, të cilat janë rreth 383 miliardë dollarë.