
Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë
Rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike, raporton KosovaPress.
Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se sot pasdite ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.