Shfajësohet i burgosuri në Amerikë pasi i mbajti 48 vjet burg
Një gjykatëse e Oklahomës ka shfajësuar një burrë që ishte në burg për gati gjysmë shekulli për një vrasje të vitit 1974, dënimi më i gjatë i gabuar që është kryer në SHBA.
Glynn Simmons, 70 vjeç, u lirua në korrik kur një gjykatës urdhëroi një gjyq të ri.
Por një prokuror i qarkut tha të hënën se nuk kishte prova të mjaftueshme për të garantuar një të tillë.
Me një urdhër të martën, gjyqtarja e qarkut të Oklahomas, Amy Palumbo e shpalli Simmons të pafajshëm.
“Kjo gjykatë gjen me prova të qarta dhe bindëse se vepra për të cilën Simmons u dënua dhe u burgos… nuk ishte kryer nga Simmons,” tha ajo në një vendim.
“Është një mësim në qëndrueshmëri dhe këmbëngulje,” u tha Simmons gazetarëve pas vendimit, sipas Associated Press. “Mos lejoni që askush t’ju thotë se nuk mund të ndodhë, sepse me të vërtetë mundet”
I dënuari u lirua pasi dëshmitari u zbulua se ishte i verbër, transmeton Klankosova.tv.
Simmons kishte vuajtur 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg për vrasjen e Carolyn Sue Rogers gjatë një grabitjeje në një dyqan pijesh alkoolike në periferi të Oklahoma City. Kjo e bën atë të burgosurin më jetëgjatë që është liruar, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.
Simmons ishte 22 vjeç kur ai dhe një i bashkëpandehur, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975.
Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm për shkak të vendimeve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për dënimin me vdekje.
Simmons kishte thënë se ishte në shtetin e tij të lindjes, Luiziana në kohën e vrasjes, raporton BBC.