Shërbime mjekësore dhe psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me ShSKUK-në

Shërbime mjekësore dhe psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me ShSKUK-në

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë nënshkruar vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe kadetët policorë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi. “Qëllim i takimit ishte vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të ShSKUK-së dhe PK-së për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe rekrutët (kadetët policorë). Ky memorandum u nënshkrua sot më 3.12.2024 nga drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel, Gazmend Hoxha dhe nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi. Memorandumi i bashkëpunimit deri në këtë fazë të zbatimit ka rezultuar shumë i suksesshëm me kontrollimet mjekësore /psikologjike për rekrutët e rinj të PK-së dhe kontrollimi sistematik i punonjësve të PK-së, të cilat janë realizuar në QKUK për rekrutët dhe punonjësit e PK-së nga rajoni i Prishtinës si dhe të atyre nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të PK-së në spitalet e përgjithshme të ShSKUK-së. Zyrtarët policorë janë në shërbim dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre policore në çdo kohë, andaj përkrahja në trajtimin e tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre në shërbim të qytetarëve të RKS-së pa dallim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.