Shenoll Muharremi: Potenciali i LVV-së rreth 35%, i opozitës rreth 54%

Shenoll Muharremi: Potenciali i LVV-së rreth 35%, i opozitës rreth 54%

Gara për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit është e hapur!

Ky është konkluzioni që nxori njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, sipas të cilit VV del e para, por rritja e ndjeshme qëndron te subjketet tjera politike, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Muharremit, Vetëvendosje do të fitojë 35.87 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.52 për qind. Këta të fundit paraqiten me një epërsi të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që sipas analistit, do të fitojë 21.65 për qind.

Rreth 10% të votave, Muharremi thotë se do t’i marrë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pak a shumë sa të gjitha të tjerat.

“Ky nuk është një sondazh dhe as një matje e opinionit publik. Ky është një vlerësim i potencialit të partive, i bazuar në të dhëna të plota dhe një analizë të gjerë të faktorëve sasiorë dhe cilësorë, përfshirë performancën afatgjate të secilës nga partitë kryesore”, shkori Shenoll Muharremi në rrjetin social facebook, duke e paraqitur projeksionini e tij edhe me anë të grafikës.