Shënimi i përvjetorit të pavarësisë në Prishtinë
Qytetarë të shumtë, vërshuan rrugët dhe sheshet në Prishtinë për të festuar 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në mbarë shtetin po mbahen organizime të ndryshme, përfshirë seanca solemne të Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe koncerte dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë, transmeton Rel.
Në rrugët e kryeqytetit të Kosovës shumë qytetarë u panë me flamuj të Kosovës dhe fëmijë të veshur me ngjyrat e flamurit.