Trajneri kosovar ka përfunduar me sukses një nga programet më prestigjioze ndërkombëtare për edukimin dhe zhvillimin profesional të trajnerëve, të organizuar nga IOC, Olympic Solidarity dhe Hungarian University of Sports Science.
Me mesatare të përgjithshme 4.69 (Excellent), Bytyqi fitoi certifikimin ndërkombëtar në basketboll, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në këtë program me mbi 50 vite traditë.
Pjesëmarrja e tij u mundësua nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe u mbështet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

