Ben Shelton ka siguruar finalen e US Openit pasi mposhti Frances Tiafoen 4:6, 6:3, 6:3, 7:5.
Tiafoe fitoi setin e parë, por Sheltoni reagoi fuqishëm në tre setet e ardhshme.
Amerikani dominoi bashkëvendësin me shërbimin e tij të fuqishëm, dhe në setin e katërt rriti presionin, duke e mbyllur ndeshjen.l, raporton Klan Kosova.
Kjo është finalja e parë Grand Slam në karrierën e Sheltonit i cili bëri histori duke u bërë njeriu i parë me ngjyrë që nga viti 1972 që arrin finalen e kësaj gare, që prej Arthur Ashe.

