Shefja e UNMIK-ut për marrëveshjen e CEFTA-s: Kemi mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur
Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm ndërmjet palëve CEFTA, përfshirë UNMIK-un.
Kjo mbi miratimin e një vendimi për të ndryshuar Rregulloren e Procedurës së Komitetit të Përbashkët.
Ajo tha se “UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot”, thuhet në njoftimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë transmeton Klankosova.tv
“Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve të rëndësishme për përfitimin dhe prosperitetin ekonomik të popullit në rajon,” thuhet tutje në njoftimin e UNMIK-ut.
Kosova në CEFTA më nuk do të përfaqësohet nga UNMIK-u dhe me fusnotë, por si shtet dhe nga përfaqësuesit e institucioneve të saj.