Shefi i Telegramit, Pavel Durov arrestohet në Francë

Shefi i Telegramit, Pavel Durov arrestohet në Francë

Pavel Durov, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit për dërgimin e mesazheve Telegram, u arrestua në një aeroport pranë Parisit mbrëmjen e së shtunës, raportuan mediat franceze duke cituar burime.

Durov, një miliarder me shtetësi ruse dhe franceze, thuhet se udhëtoi nga Azerbajxhani me një avion privat për në Francë, ku u arrestua në aeroportin Bourget.

Ai pritet të dalë pra gjykatës të dielën e 25 gushtit, për akuza që kanë të bëjnë me aplikacion e njohur Telegram.

Autoritetet franceze nuk kanë komentuar rreth arrestimit të tij, raporton Rel.