Shefi i policisë malazeze: Pjesa rreth kërcënimit të Gjukanoviqit është informacion sekret

Shefi i policisë malazeze: Pjesa rreth kërcënimit të Gjukanoviqit është informacion sekret

Milo Gjukanoviq si ish-president ka të drejtë të kërkojë dhe t’i ofrohet siguri, tha Zoran Brdjanin, drejtor i Policisë malazeze, pas seancës së Komisionit për Siguri.

Ai tha se Komisioni e miratoi raportin.

“E kuptova që disa deputetë mendonin se mungonte komunikimi mes ANB-së dhe policisë. Ne i sqaruam të gjitha këto dhe nuk ka më paqartësi. Kishte nevojë për sqarime për deputetët, por disa deputetë mendojnë se ende nuk është kështu. Gjukanoviq si ish-president ka të drejtën e sigurisë. Pjesa rreth kërcënimit të Gjukanoviqit është informacion sekret”, tha Brdjanin.

I pyetur nëse ka pasur lëshime, ai thotë se nuk ka qenë në kuptimin e veprimeve institucionale.

“Ne ende duhet të shohim se cilat ishin veprimet e zyrtarëve”, tha ai.

Drejtori i policisë thotë se raporti i tij me ministrin e Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, është një shenjë më e mirë e rikthimit të tij në detyrë.

“Unë dhe Sharanoviq po bashkëpunojmë me korniza ligjore të përcaktuara saktësisht dhe në këtë moment nuk kemi pyetje të hapura dhe shpresoj që të mos ketë. Asgjë nuk e pengon funksionimin tonë tani për tani”, thotë Brdjanin.