Shefi i GP të AAK-së falënderon Abbott: Do të kujtohet si mbështetës i fuqishëm i Kosovës

Shefi i GP të AAK-së falënderon Abbott: Do të kujtohet si mbështetës i fuqishëm i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur për vizitë në shtëpinë e tij ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Tahiri ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se miqësia me ambasadorin Nicholas Abbott dhe dy familjet do të vazhdojë.

“Tani, Niku dhe Marcelle janë miq tonë, jemi me fat që patëm mundësi t’i kemi shokë dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Asgjë nuk mund ta thyejë miqësinë e vërtetë. Sa më shumë vite kalojnë, aq më e fortë bëhet miqësia mes nesh”, ka thënë Tahiri.