SHBA-ja mund të zbulojë planin e Trumpit për paqe në Ukrainë javën e ardhshme

SHBA-ja mund të zbulojë planin e Trumpit për paqe në Ukrainë javën e ardhshme

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainë dhe Rusi Keith Kellogg, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, që mbahet javën e ardhshme, ku do të flasë për qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kellogg tha se mezi pres të flasë në konferencën vjetore të sigurisë dhe të diskutojë për “qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme dhe të kushtueshme në Ukrainë”.

Ai shkroi në X se planifikon të takohet me “aleatët e Amerikës të cilët janë të gatshëm të punojnë me ne”.