ShBA-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

ShBA-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

ShBA-ja ka akuzuar dhe sanksionuar shumë drejtues të mediave shtetërore ruse dhe ka kufizuar transmetuesit e lidhur me Kremlinin pasi akuzoi Moskën për një fushatë të përhapur për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit atje.

Nga Departamenti i Drejtësisë, i Shtetit dhe i Thesarit njoftuan të mërkurën një seri veprimesh të koordinuara për të “kundërshtuar në mënyrë agresive” fushatën e supozuar ruse, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland akuzoi RT-në, dikur Russia Today, për financimin e një kompanie me bazë në Tenesi në “një skemë prej 10 milionë dollarësh për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje tek audienca amerikane me mesazhe të fshehura të qeverisë ruse”.

Qëllimi i Moskës është të sigurojë “rezultatin e saj të preferuar” në garën midis Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit, tha ai.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se programi i Rusisë kishte për qëllim “zvogëlimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, forcimin e politikave dhe interesave pro-ruse dhe ndikimin e votuesve këtu në ShBA”.

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se një numër në rritje i kundërshtarëve të huaj po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet e saj.