SHBA dhe Britania sulmojnë sërish Jemenin, paralajmërojnë rebelët Houthi: Do kundërpërgjigjemi

SHBA dhe Britania sulmojnë sërish Jemenin, paralajmërojnë rebelët Houthi: Do kundërpërgjigjemi

Një zëdhënës i Houthi tha se grupi i rebelëve do të ndërmarrë një përgjigje të fuqishme ndaj një serisë së dytë, edhe pse shumë më të vogël, të sulmeve ajrore amerikane në Jemen gjatë natës.

Zëdhënësi Nasruldeen Amer tha për Al Jazeera Arabic se nuk kishte lëndime apo “dëmtime materiale” të shkaktuara nga veprimi i fundit i SHBA-së, por se ata do të kishin një “përgjigje të fortë dhe efektive”.

Një operacion i përbashkët i SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar 24 orë më parë goditi pothuajse 30 shënjestra të veçanta, në një përpjekje për të penguar Houthit të qëllonin anijet në Detin e Kuq.

“Sulmet nuk do ta largojnë Jemenin nga qëndrimi i tij i solidaritetit me popullin palestinez në Gaza”, thanë forcat e armatosura Houthi në një deklaratë të mëparshme.