
SHBA-ambasadori: Bix Aliu shpresë për Kosovën (VIDEO)
Bix Aliu po shihet si njeriu i shpresës për kosovarët.
Natyrisht nëse ai nominohet si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Madje, ish-diplomatët nga Prishtina po konsiderojnë se shqiptaro-amerikani nga Zajazi i Maqedonisë së Veriut do t’i sjellë të mira dhe partneritet të suksesshëm Kosovës me aleatin e saj më të fuqishëm.
Zana Rudi nga Florida ish-ambasadore në Panama dhe njohëse e politikës amerikane këtë e sheh si mundësi zhvillimore në shumë aspekte.
Megjithatë, ajo pranon se emërimi I Aliut ambassador në Kosovë ka edhe sfidat e veta.
Blerim Canaj, ish- diplomat thotë se nëse kjo ndodhë, komunikimi do të jetë më i lehtë përmes dikujt që përfaqëson të njejtën kulturë.
Diplomati shqipatro-amerikan, Bix Aliu gjithashtu ishte nominuar në 2022 nga Joe Biden për ambassador të SHBA-së në Mal të Zi. Aliu ka shërbyer edhe në ambasadën e Hungarisë dhe atë të Polonisë.