
Shaqiri e Yakini s’flasin mes vete, por hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit
Mediat zvicerane kanë raportuar se trajneri i Zvicrës, Murat Yakin dhe ylli i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, nuk kanë komunikim të drejtpërdrejtë mes vete.
Por, siç shkruan NZZ, tani Yakin e ka bërë një hap drejt Shaqirit, i cili tha se “u përpoqa të kontaktoja me Xherdanin, por ai nuk iu përgjigj celularit dhe i lash një mesazh zanor”.
NZZ bën të ditur se Shaqiri ishte në banketin shtetëror me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
“Dera është e hapur për Shaqirin. Ai e di rolin e tij me në dhe ai e përmbushi mirë këtë rol në Kampionatin Evropian”, tha Yakin, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, Shaqiri tha se “e kuptoj që trajneri po mendon për mua, sepse edhe ai duhet të japë rezultate të mira në kualifikueset e Kupës së Botës”.