Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë, tani jam grua e vetme

Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë, tani jam grua e vetme

Në një intervistë me Jimmy Fallon në emisionin “The Tonight Show”, Shakira foli për lirinë e re të gjetur pas ndarjes me Gerard Pique.

“Herë pas here punoja në muzikë të re, por ishte e vështirë. Nuk kisha kohë për shkak të martesës dhe burrit tim. Tani jam pa burrë, por, po, ai më mbante të zënë”, tha Shakira.

“Tani jam e lirë. Tani vërtet mund të punoj”, shtoi ajo. Në mars të këtij viti ajo publikoi albumin “Gratë nuk qajnë më”, i pari që nga viti 2017. Në prill ajo njoftoi edhe turneun botëror.

Në një intervistë të fundit për Rolling Stone, ajo foli për ndarjen me Gerard Pique. Ajo deklaroi se pas divorcit përjetoi dhimbje fizike dhe emocionale.

“Vuajtja që ndjeva ishte ndoshta më e madhja që kam përjetuar në tërë jetën time. Ndihesha sikur dikush më kishte ngulur një thikë në gjoks”, tregoi këngëtarja 47-vjeçare.

Shakira e takoi futbollistin në mars të vitit 2011, gjatë xhirimeve të klipit për hitin “Waka Waka”. Ata ishin bashkë për 12 vjet dhe u ndanë në qershor të vitit 2022. Çifti ka dy djem, Milan dhe Sasha. Ndarja e këngëtares dhe futbollistit tërhoqi vëmendje të madhe publike, veçanërisht pasi u zbulua se Gerard e kishte tradhtuar.