Shahin Dervishaj merr përkrahje për deputet nga fshati i tij i lindjes, Kastrioti
“Sot, mora bekimin e fshatit tim të lindjes, Kastriot, për kandidaturën time si deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” kandidati për deputet nga PDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit, afaristi, Shahin Dervishaj, i cili mban numrin 77 në listën e PDK-së.
“Ka pasur shumë çaste të vështira kur më janë mbushur sytë me lot dhe zemra më është ngulitur pas këtyre maleve dhe fushave, ndihesha i humbur, larg atdheut, larg njerëzve të mi. Tani, pas gjithë këtyre viteve, kthehem, jo vetëm si një djalë që nuk harroi asnjëherë Kastriotin, por si një njeri që po lufton për të sjellë diçka më të mirë për të gjithë ne”, ka thënë ai.
Dervishaj ka treguar se mbështetja që mori sot, nga fshati i tij, e ka lënë pa fjalë.
“Nuk kam fjalë për ta shprehur se sa i thellë dhe i fuqishem ka qenë ky emocion. Falënderoj nga zemra kryetarin e fshatit, z. Fitim Mehmetaj (Curri), dhe çdo njeri që beson në këtë rrugëtim. Ndryshe, Kastrioti është një pjesë e jetës sime, dhe nuk do ta harroj kurrë dhimbjen e largimit. Kjo mbështetje është më shumë se një shenjë e besimit, është një shenjë se gjithçka që bëj, po e bëj për këtë vend dhe për këtë popull që nuk ka hequr dorë kurrë nga shpresa. Banorët e Kastriotit besojnë fuqishëm se Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar biznesmeni Dervishaj.