HomeEkonomiSezoni i dasmave, ATK intensifikon kontrollet – në fokus këngëtarët, sallat, fotografët...

Sezoni i dasmave, ATK intensifikon kontrollet – në fokus këngëtarët, sallat, fotografët dhe shërbimet tjera

spot_img

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative dhe kontrollet ndaj bizneseve dhe individëve që ofrojnë shërbime në ahengje, dasma dhe organizime të ndryshme familjare.

Sipas njoftimit, kontrollet do të përqendrohen në verifikimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet që operojnë në këtë industri, e cila gjatë sezonit të verës shënon aktivitet të shtuar.

Në fokus të veprimeve operative të ATK-së do të jenë sallat e dasmave dhe hotelet, këngëtarët dhe grupet muzikore, DJ-të, videografët dhe fotografët, si dhe bizneset që ofrojnë veshje ceremoniale, përfshirë fustanet e nusërisë dhe kostumet.

Kontrolle pritet të ketë edhe ndaj makeup artistëve, hairstylistëve dhe frizerëve, kompanive për dekorimin e sallave, organizatorëve të eventeve, ofruesve të ndriçimit dhe efekteve speciale, si dhe kompanive “Rent a Car” që ofrojnë automjete për dasma.

Në listën e sektorëve që do të monitorohen përfshihen edhe ëmbëltoret që përgatisin torta dhe produkte të tjera për dasma, si dhe luleshitësit që realizojnë aranzhime dhe dekorime me lule.

ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe klientëve që kanë marrë shërbime të tilla që të bashkëpunojnë me institucionin dhe të raportojnë rastet e dyshuara të mosdeklarimit të të hyrave, moslëshimit të kuponëve fiskalë apo shmangies së detyrimeve tatimore.

Raportimet mund të bëhen përmes platformës elektronike DENONCO të Administratës Tatimore të Kosovës ose përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin 038 222 165.

Administrata Tatimore ka paralajmëruar vazhdimisht se aktivitetet ekonomike duhet të deklarohen dhe se çdo biznes apo individ që ofron shërbime kundrejt pagesës është i obliguar t’i përmbushë detyrimet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Lajmet e Fundit

Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të metalit në...

Këto janë gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n

Nëse lidhja juaj Wi-Fi nuk funksionon siç duhet, problemi mund të mos jetë gjithmonë...

Grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e...

2Ton publikon këngën “Si me bateri” (VIDEO)

Artisti i njohur, 2Ton ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. “Si me...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...