Sermaxhaj publikon listën e Dardaneve për ndeshjet miqësore

Sermaxhaj publikon listën e Dardaneve për ndeshjet miqësore

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e Dardaneve për ndeshjet miqësore.

Dardanet do të përballen me Estoninë më 28 qershor dhe më 1 korrik, në stadiumin “Kadrioru” në Talin.

Këto ndeshje do të shërbejnë si fazë testuese para përballjeve në “play off”-in e Ligës së Kombeve, ku kundërshtar do të jetë Turqia.