Serie A rikthehet pas festave të fundvitit

Serie A rikthehet pas festave të fundvitit

Për fansat e futbollit italian, platforma më e madhe televizive në vend, Artmotion, sot rikthehet për transmetimin e ndeshjeve të xhiros së 19-të, pas një pushimi disa ditësh për festat e fundvitit.

Fansat e Amir Rrahmanit dhe ekipit të tij Napoli, do të kenë rastin sot të shohin një përballje kundër Fiorentinas si mysafir.

Një fitore e mundshme e ekipit të kapitenit të Kosovës, do ta çonte Napolin në pozitën e parë.

Kjo ndeshje transmetohet në kanalin sportiv S1 nga ora 18:00.

Po ashtu, në orar për transmetim janë edhe dy ndeshje tjera: Venezia vs Empoli (15:00 në S1) dhe Verona vs Udinese (20:45 në S1).