HomeSportSergio Ramos pranë marrjes së Sevillas, legjenda rikthehet si drejtues klubi

Sergio Ramos pranë marrjes së Sevillas, legjenda rikthehet si drejtues klubi

spot_img

Sergio Ramos është shumë pranë rikthimit të madh te Sevilla, këtë herë jo si futbollist, por si pronar dhe drejtues i klubit andaluz.

Sipas mediave spanjolle dhe Reuters, ish-kapiteni i Real Madridit ka arritur marrëveshje me aksionarët kryesorë të Sevillas për blerjen e rreth 80 për qind të aksioneve të klubit, në bashkëpunim me grupin investues “Five Eleven Capital”, transmeton Klankosova.tv.

Operacioni raportohet të kapë vlerën rreth 450 milionë euro, ndërsa tashmë priten vetëm procedurat ligjore dhe aprovimi final nga La Liga dhe autoritetet sportive në Spanjë.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare emërimi i tij si president i klubit, raportimet në Spanjë thonë se Ramos do të ketë rol aktiv në drejtimin e Sevillas dhe pritet të bëhet figura kryesore e projektit të ri të klubit.

Për Ramosin, ky është një rikthim emocional te skuadra ku nisi karrierën profesionale para transferimit historik te Real Madridi në vitin 2005.

Sevilla po kalon një periudhë të vështirë sportive dhe financiare, ndërsa tifozët shpresojnë që legjenda spanjolle ta rikthejë klubin në majat e futbollit spanjoll dhe evropian.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...