Sergio Ramos me paraqitje fantastike në Kupën e Botës për Klube

Sergio Ramos me paraqitje fantastike në Kupën e Botës për Klube

River Plate barazoi 0-0 me Monterrey të Meksikës të shtunën.

Në këtë takim të Kupës së Botës për Klube, erdhi një tjetër paraqitje fantastike nga Sergio Ramos.

Në barazimin 0:0 mes River Plates dhe Monterrey, 39-vjeçari u vlerësua me notën 7.3 në “Sofascore”.

Ndërkaq, lojtari i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono u zgjodh si MVP i ndeshjes dhe Ramos, i cili u befasua nga niveli i tij ia la një mesazh Francos.

“Tek Real Madrid do të fitosh shumë gjëra, por nuk do të jetë e lehtë, shumë inkurajim “, ishte mesazhi që ish-kapiteni i Real Madridit i dërgoi argjentinasit pas ndeshjes që zhvilluan. / Klankosova.tv