
‘Serbia ndikoi në përzgjedhjen e deputetëve serbë në Kosovë. Ata janë në kontrollin e plotë të Vuçiqit’
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Nenad Rashiq kanë mbajtur sot konferencë për medie, në të cilën kanë folur ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se Serbia ka ndikuar në përzgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave joserbe, të cilët janë në kontrollin e plotë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të qeverisë, të inteligjencës dhe të krimit të organizuar atje.
“Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një cenim që i bëhet demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ajo ka ndikuar në përzgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave joserbe, të cilët janë në kontrollin e plotë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të qeverisë, të inteligjencës dhe të krimit të organizuar atje. Kësisoj Serbia orvatet që vendin tonë ta mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka thënë Kurti në konferencën për media.