“Serbia me vite të tëra ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm”
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur rreth arrestimit të qytetarëve të Kosovës nën pretekstin se kanë kryer krime të luftës.
Konkretisht ajo foli për rastin e Hasan Dakajt dhe Sadik Durakut.
Haxhiu tha se institucionet e Kosovës në vazhdimësi janë në komunikim me ta dhe familjet e tyre por ajo theksoi se lirimi i tyre nuk varet nga institucionet e Kosovës.
E para e Ministrisë së Drejtësisë shtoi se “Serbia me vite të tëra ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm”.
“Veprimet e tilla të Serbisë nuk më befasojnë. Por, më lejoni edhe njëherë që t’ju bëjë thirrje partnerëve që t’i bëjnë trysni Serbisë që të ndalojë këto veprime”, tha ajo.