Serbi: Arrestohet babai nën dyshimin se përdhunoi të bijën e tij që kur ajo ishte 6 vjeçare
Një burrë 45-vjeç nga Novi Pazari, Serbi, është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar vajzën e tij 13-vjeçare, shkruan media serbe “Blic”.
Raportohet po ashtu se ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të që në moshën 6-vjeçare.
Arrestimi i tij erdhi pasi pedofili i dyshuar ishte dënuar edhe më parë për joshje të të miturve dhe pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd e ndoqën atë.
Siç raporton “Blic”, dyshohet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën e tij minorene duke bërë seks, teksa ato pamje ua dërgonte të tjerëve përmes mesazheve në rrjete sociale.
Ai publikonte shpesh foto me vajzën e tij në rrjetet sociale.
Aktualisht ndodhet në burg në Beograd.