Selena Gomez shfaqet elegante në NYC për xhirimet e serialit kriminal “Only Murders”

Selena Gomez shfaqet elegante në NYC për xhirimet e serialit kriminal “Only Murders”

Selena Gomez dukej shumë elegante ndërsa xhironte për sezonin e pestë të “Only Murders In The Building” në New York City të hënën.

Aktorja amerikane, 32 vjeçe, e cila luan rolin e Mabel Morës, ishte veshur me një pulovër të zezë me kopsa, një minifund gri dhe një palë geta të zeza.

Bukuroshja u shfaq me një grim të lehtë, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale.

Ndryshe seriali i njohur kriminal, “Only Murders in the Building”, ku luajnë Steve, Selena dhe Martin, do të ketë 10 episode.