Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar në Podujevë

Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar në Podujevë

Më datën 07.04.2025, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë.

Gjatë kontrollës së shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Në bastisje janë sekuestruar:

• Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar).
• Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar.
• Dy (2) matës-peshore.
• Katër (4) paketime rizllash (OCB).
• Një (1) bluerës-mulli.
• Një (1) mjet i prehtë (thikë).
• Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla.
• Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë.
• Një (1) telefon celular.

Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin.

Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të luftuar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë dhe veprime tjera po ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë dhe Prokurorinë kompetente.