Sekuestrohen rreth 7 mijë euro të falsifikuara brenda 24 orëve

Sekuestrohen rreth 7 mijë euro të falsifikuara brenda 24 orëve

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka sekuestruar monedha false prej dy euro në Graçanicë dhe në Fushë Kosovë, në vlerë rreth 7 mijë euro.

Policia bën të ditur se në fshatin Preoc të Graçanicës dy zyrtare të një banke kanë raportuar se kohët e fundit nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, në vlerë 6,590 euro.

Preoc, Graqanicë  27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2 euro në vlerë 6,590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”, thuhet në raport.

Po ashtu referuar raportit të Policisë në Fushë Kosovë, zyrtarja e një banke ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 11.12.2023 deri më 27.12.2023 kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë dy euro.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë. 11.12.2023. Më 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport