Sekuestrohen 500kg duhan të kontrabanduar

Sekuestrohen 500kg duhan të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 500 kilogramë duhan në vlerë prej 6 mijë euro.

“Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës  47  vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg  të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.

Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor – Dheu i Bardhë.

“Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.”