Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström uron Agim Ademin

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström uron Agim Ademin

Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.

Përmes kësaj letre, FIFA përgëzon Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si president i FFK-së, duke vlerësuar lart vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e lojës së futbollit.

FIFA shpreh gatishmërinë e plotë për të vazhduar ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë dhe bashkëpunuese , me synimin e përbashkët për të promovuar dhe zhvilluar futbollin në të gjithë Kosovën.

Screenshot