HomeAktualeSeanca e Kuvendit të enjten, në rend dite edhe tri projektligje dhe...

Seanca e Kuvendit të enjten, në rend dite edhe tri projektligje dhe raporti i Auditorit

spot_img

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës plenare të mbahet të enjten, në orën 12:00.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi, ku ka njoftuar se deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë tri projektligje që lidhen me sigurinë e qytetarëve, bujqësinë dhe cilësinë e ushqimit, si dhe raportin e Auditorit për buxhetin e vitit të kaluar.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka filluar punën Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar se qëllimi i tij është të zbardhë dështimet institucionale dhe të identifikojë përgjegjësit.

Kryetarja e Kuvendit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me komisionin, ndërsa ka kërkuar që të gjithë zyrtarët e ftuar të paraqiten dhe të japin përgjigje.

Ajo ka vlerësuar pezullimin e kryeprokurores së Pejës, prokurores së rastit dhe zyrtarëve policorë, por ka theksuar se përgjegjësia nuk duhet të përfundojë me kaq.

Sipas saj, shqetësuese mbetet mungesa e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve të tyre që nuk e kanë kryer detyrën.

Ajo ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që, pa vonesë, të hetojë të gjithë zyrtarët që nuk vepruan ose vepruan në kundërshtim me detyrën në rastin e Arlinda Zekajt.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor do ta përfundojë punën me një raport, i cili do t’i përcillet Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në fund, kryetarja e Kuvendit ka theksuar se rasti i Arlinda Zekajt dëshmoi se ligjet nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen, duke paralajmëruar se do t’u kërkojë komisioneve parlamentare të mbikëqyrin nga afër zbatimin e tyre.

“Çdo grua që i kërkon shtetit mbrojtje duhet ta marrë atë pa vonesë dhe pa pasur nevojë ta kërkojë dy herë”, ka theksuar ajo.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...