Së paku pesë të vrarë në Mal të Zi
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Cetinjes në Mal të Zi.
Siç shkruan media malazeze “Vijesti”, të shtënave i ka paraprirë një konfrontim fizik në një tavernë në këtë qytet, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, “Vijesti” thotë se bazuar në burimet e saj, numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh, teksa policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.