Së bashku me bashkatdhetarët do ta zhvillojmë Kosovën

Së bashku me bashkatdhetarët do ta zhvillojmë Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë që ai bashkë me ekipin e tij do të krijojnë kushte për bashkatdhetarët dhe biznesmenët e suksesshëm shqiptarë nga vendet e ndryshme të botës.

“Ne do të krijojmë kushte që bashkatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë të investojnë, të punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë”, shkruan Hamza në Facebook.