Scholz bën thirrje për solidaritet në fjalimin e fundvitit

Scholz bën thirrje për solidaritet në fjalimin e fundvitit

Në fjalën e tij tradicionale me rastin e Vitit të Ri, kancelari gjerman, Olaf Scholz kërkoi nga qytetarët gatishmëri për ndryshim.

Ai u shpreh se me sfidat e që kanë përfshirë planetin edhe Bota po ndryshon, ndaj edhe duhet t’i përshtatemi ndryshimeve.

“Bota jonë është bërë më e paqetë dhe më e ashpër. Ajo po ndryshon me një shpejtësi marramendëse. Prandaj edhe në duhet të ndryshojmë. Disa janë të shqetësuar për këtë, të tjerë të pakënaqur. Unë i marr seriozisht, por di edhe një gjë: Ne, në Gjermani, do t’ia dalim. “E kush, nëse jo ne?” Këtë na e thonë shumë njerëz në Evropë dhe në botë. Dhe këtu ka diçka të vërtetë. Kurrë më parë nuk ka qenë më i lartë numri i grave dhe burrave të punësuar në Gjermani. Kjo siguron mirëqënien tonë. Edhe vitin e ardhshëm do të investojmë një shumë rekord për të ardhmen tonë. Por edhe do t’i lehtësojmë të gjithë që ngrihen çdo ditë dhe shkojnë në punë. Dhe që bëjnë të funksionojë vendi ynë.” , ka theksuar kancelari gjerman.