Sarrazin vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

Sarrazin vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.

“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.

Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.