Sara thotë se kërkoi largimin nga BBVA, pretendon se nuk e la produksioni
Sara Gjordeni, është modelja dhe prezantuesja e cila është pjesë e “Big Brother VIP 3”.
Ajo gjatë një zhvillimi në shtëpi ka ndarë një përvojë të brendshme që ka kaluar ditët e fundit.
Teksa ka biseduar me Rike Roçin, ajo është shprehur se ka pasur një moment ku ka dashur të largohej nga “BBVA”.
Sara ka treguar se të hënën ka bërë përpjekje të largohet por është përballur me një ndalim nga ana e produksioni.
“Ti e di që unë të hënën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, ka rrëfyer ajo, duke zbuluar se është ndjerë e lodhur nga presioni.
Sipas saj kjo për shkak të një lidhje që mund të krijohet me Bardhin.
“Mos e thuaj, se s’duhet të thuhet”, ishte replika e Rikes.
#bbvipal pic.twitter.com/DjYJu4H4jY
— Sam🧏🏼♀️ (@shx_sam) January 26, 2024