Sandulloviq: Regjimi diktatorial i Vuçiqit po persekuton vajzën time

Sandulloviq: Regjimi diktatorial i Vuçiqit po persekuton vajzën time

Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, ka bërë të ditur se vajza e tij, Klara, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Sandulloviq, në një postim në platformën X, ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiqit vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdare dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”, ka shkruar Sandulloviq.

Përndryshe, Klara Sandulloviq sot gjatë ditës ka bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Para disa muajsh të njëjtin veprim e ka bërë edhe Nikolla Sandulloviq, i cili më pas u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA e Serbisë.