Sanches largohet nga Roma pas katër muajve

Sanches largohet nga Roma pas katër muajve

Renato Sanches do të largohet nga Roma pas vetëm pas katër muajsh.

Mesfushori portugez iu bashkua Romës më 16 korrik të këtij viti dhe duket se do të rikthehet gjashtë muaj më herët te PSG.

26-vjeçari u huazua për një vit te Roma, por Jose Mourinho nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjet e tij dhe me lëndimet e shpeshta që ka portugezi.

Sanches ka luajtur nëntë ndeshje me verdhekuqtë mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ku në total ka 228 minuta dhe ka realizuar një gol.

Roma i ka bërë të qartë PSG-së se do ta rikthejnë lojtarin në “Parc de Princes” në janar.

Nga ana tjetër PSG po punon që ta gjej një skuadër të re për portugezin pasi ai nuk është në planet e trajnerit Luis Enrique.

Turqia dhe Arabia Saudite janë dy opsionet ku Sanches pritet ta vazhdojë karrierën pas muajit janar.