Sampdoria bie në Serie C

Sampdoria bie në Serie C

Skuadra historike e Sampdorias ka rënë në kategorinë e tretë të futbollit italian, pas barazimit 0-0 kundër Juve Stabia në javën e 38-të të Serie B.

Sampdoria ka mbetur me 41 pikë, duke u renditur në vendin e 18-të pas këtij barazimi, dhe kështu ka pësuar rënien e saj të parë ndonjëherë në Serie C.

Kjo skuadër konsiderohet si një nga klubet më prestigjioze në historinë e futbollit italian.

Klubi ka fituar Kupën e Fituesve të Kupave në vitin 1990 dhe ka qenë nënkampion i Kupës së Kampionëve në vitin 1992.

Para 10 vitesh, Sampdoria ishte pjesë e Ligës së Evropës, raporton Klan Kosova.

Në vitin 1991, Sampdoria e kishte fituar titullin në Serie A.