Salih Mustafës i ulet dënimi në 22 vjet
Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është ulur dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit në Hagë në 22 vjet nga 26.
Kjo erdhi në seancën e sotme që u mbajt pas kërkesës së Mustafës për ulje të dënimit që mori nga procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Gjykatësja e rastit në fjalë, Michele Picard, në seancën e sotme tha se ulja e dënimit merr për bazë edhe kohën e qëndrimit të Mustafës në paraburgim që nga arrestimi i tij.
“Vendimi është si më poshtë, pasi janë shqyrtuar të gjitha argumentet nga palët dhe pjesëmarrësit paneli i Gjykatës së Apelit në bazë të nenit 26 të ligjit dhe rregullave 182 183 të rregullores miraton pikat nënpikat 9F, 9H dhe 9K pjesërisht të apelit të Z. Mustafa”.
“Rrëzon të gjitha pikat e tjera të Apelit të Z. Mustafa, lë në fuqi vendimin e fajësisë për krimin e luftës së ndalimit arbitrar, krimin e luftës së torturës dhe krimin e vrasjes. Anulon vendimin e njësuar më 26 vjet e cakton me 22 vjet burgim duke llogaritur kohën në paraburgim”, ka thënë gjykatësja.