
Salah “s’e lë” Chiesan të kthehet në Itali
Federico Chiesa po thuhet se po e ëndërron një rikthim në Itali.
Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë në janar.
Për Chiesan, interesim kanë shfaqur klube të Serie A, si Juventus, Roma dhe Napoli, por fati i ish-anësorit të Juventusit ende duket i lidhur ngushtë me Liverpoolin.
Shkuarja e Mohamed Salah në Egjipt për Kupën e Kombeve të Afrikës, duket se ka ndryshuar matematikat e Arne Slot.
Burime pranë lojtarit, shpjegon Matteo Moretto, thonë se klubi anglez nuk e ka ndërmend ta lërë Chiesan të largohet në janar.
Edhe pse italiani nuk është zgjedhja e parë e Slot, prania e tij në skuadër tani konsiderohet thelbësore. /Klankosova.tv
