Saka “tremb” Arsenalin, sulmuesi mungon disa javë
Dëmtimi i Saka ka shqetësuar tejmase Arsenalin. Në konferencë për shtyp, trajneri i londinezëve, Mikel Arteta tha se sulmuesi do të jetë jashtë fushe për disa javë.
“Ky nuk është një lajm i mirë. Ai do të jetë jashtë për disa javë. Është një goditje e rëndë, për ne do të jetë një sfidë të luajmë pa të”, tha ai.
Saka do të mungojë për Boxing Day dhe për takime të rëndësishme si ato ndaj Manchester United apo Aston Villa, raporton BallkanWeb.