Homeballine 2Sahiti vlerëson Ademin: Edhe tre kryetarë të ishin, nuk do të bënin...

Sahiti vlerëson Ademin: Edhe tre kryetarë të ishin, nuk do të bënin më shumë punë se ai

spot_img

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka dhënë vlerësime të larta për presidentin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke e cilësuar si një prej njerëzve kyç në zhvillimin dhe konsolidimin e futbollit kosovar pas pranimit në arenën ndërkombëtare.

I ftuar në podcastin “Pa Protokoll” të TV Gjilanit, Sahiti foli për periudhën pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, kur FFK-ja duhej të vazhdonte rrugëtimin e saj në një moment shumë të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

Sipas Sahitit, në atë kohë emri i vetëm që ishte përmendur si pasues i Fadil Vokrrit ishte ai i Agim Ademit, për të cilin thotë se e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Atëherë i vetmi emër që është përmendur në atë kohë ka qenë kryetari Agim Ademi, i cili mendoj që vërtet e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Sahiti.

Ai tha se puna e Ademit në krye të FFK-së ka qenë jashtëzakonisht e madhe, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sportiv dhe infrastrukturor.

“Ka bërë jashtëzakonisht shumë, sa që nganjëherë them: edhe tre kryetarë të kishin qenë, nuk kishin bërë punë më të madhe sesa ka bërë Agimi”, u shpreh Sahiti.

Drejtori i Kombëtares e përshkroi Ademin si njeri me energji të madhe dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për punë. Ai tha se rezultatet e punës së tij shihen qartë në shumë fusha të futbollit kosovar.

Sahiti përmendi investimet në infrastrukturë, përparimin e Kombëtares A, rezultatet e grupmoshave të reja, zhvillimin e futbollit të femrave dhe të futsallit, duke theksuar se të gjitha këto janë pjesë e punës që po bëhet nën ombrellën e FFK-së.

“Ka një energji dhe elan të jashtëzakonshëm për punë. Shihen investimet që ka bërë në infrastrukturë, por edhe në aspektin sportiv, shihen sukseset dhe rezultatet e Kombëtares, grupmoshave, futbollit të femrave dhe futsallit”, ka thënë Sahiti.

Ai po ashtu theksoi se Ademi ka qenë i përfshirë në proceset e rëndësishme të futbollit kosovar edhe para se të merrte drejtimin e FFK-së. Sipas Sahitit, gjatë periudhës së Fadil Vokrrit, Ademi ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt dhe një figurë e rëndësishme në organizimin e shumë proceseve.

Sahiti tha se Vokrri dhe Ademi kishin bashkëpunim të ngushtë në takimet dhe përpjekjet për pranimin e Kosovës, duke shtuar se Ademi shpeshherë kishte mbuluar edhe nevojat financiare dhe organizative që paraqiteshin gjatë asaj periudhe.

“Agimi ka qenë një organizator dhe një person që për nga kushtet ka qenë jashtëzakonisht mirë financiarisht dhe gjithmonë ka mbuluar gjithçka që ka munguar”, deklaroi Sahiti.

Në fund, Sahiti u shpreh se potenciali i punës së Agim Ademit në krye të FFK-së ende nuk është parë plotësisht.

“Unë nganjëherë them, akoma nuk kemi parë çka do të bëhet në kohën sa është Agim Ademi. Është një person që vërtet është shumë punëtor”, theksoi Sahiti.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...