Sahiti: Sikur Fadil Vokrri të dëgjonte sot debatet nëpër studio televizive, do të qeshte nga budallaku

Sahiti: Sikur Fadil Vokrri të dëgjonte sot debatet nëpër studio televizive, do të qeshte nga budallaku

Kryetari i Shoqatës se Trajnerëve të Futbollit në Kosovë, Muharrem Sahiti, në një bisedë për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jone” ka folur për ecurinë e futbollit në vendin tonë, dukuritë negative të cilat me vendosmëri të hekurt po i lufton Federata e Futbollit të Kosovës, si dhe për zhvillimet në përgjithësi, duke i venë theks te veçante masovizimit të futbollit me anë të projekteve të mbështetura nga UEFA dhe FIFA, për çka, sipas Sahiti, respekt të veçantë për punën që e bëjnë meritojnë stafi brenda FFK-së të cilët po aftësohen përditë, duke përfunduar me suksese trajnime për avancim.

“Jemi në rrugë të mbarë me të gjitha grupmoshat deri tek kombëtarja A, tani me me trajnerin e ri, shumë të kënaqur jemi edhe me kombëtaret e vajzave ku po bëhet punë e jashtëzakonshme. Jemi optimist se jo vetëm ndërrimi i trajnerëve, por edhe përmirësimi i kushteve të punës përdite e me shumë, do të jap rezultatet e veta”, ka thënë Sahiti.

Në lidhje me sulmet e vazhdueshme që i bëhen presidentit te FFK-së, Agim Ademi nga tashme të njëjtat figura, Sahiti është shprehur i qartë se ata zëra, qëllimi i të cilëve dihet botërisht, tashme hasin në vesh që nuk i merr seriozisht “Askush me nuk i merre seriozisht ata që dalin studiove televizive e shpifin përnatë tema te reja boshe. Federata e Futbollit të Kosovës është me fat që në krye të sajë e ka një person si Agim Ademi. Pretendimet e tyre për gjoja skandale brenda FFK-së, tash e sa vite i përgjigjet Ademi me punë dhe i hapur për t’i parë ku janë ato skandale, por derisa të ketë vetëm fjalë e asgjë konkrete, pra asgjë sepse nuk ka asgjë, punë do të na ecin mirë dhe uroj ti gëzojmë sukseset se bashku”.

Vokrri do të befasohej sikur të dëgjonte çfarë flasin nëpër studio televizive për mikun e ngushte, Agim Ademi.

“E them me bindje të plotë se nëse legjenda jonë Fadil Vokrri do të ishte gjallë e do të shihte se çka flasin nëpër studio televizive për njeriun e tij më të afërt, pra për z. Ademi, do të habitej e nuk do tu besonte syve e veshëve. Shikoni, ne si federate jemi pjesë edhe e vizitave të punës jashtë vendit, por edhe presim ekspert për trajnime, dua t’ju them se jemi krenare me stafin që kemi arritur të organizojmë. Deri me sot nuk na është refuzuar as edhe një projekt, ju e dini UEFA e FIFA asnjë cent nuk e japin ku nuk ka mbulese, për ketë dua pra që publikisht të falënderoj gjithë stafin e administratën sepse janë thjesht fantastik”, është shprehur Sahiti.

Shefi i trajnerëve të futbollit ka folur edhe për skandalet por edhe pretendimet për skandale javëve të fundit ku ka thënë se në FFK toleranca për manipulime të ndeshjeve është zero, por e njëjtë do te jetë edhe ndaje atyre që pretendojnë të njollosin punën e madhe që bëhet në futboll. “Shikoni, FFK dhe organet e saja janë të vendosur që tolerancën për dukuri negative në futboll ta kenë zero, ketë e keni parë me dy skuadrat e larguara nga liga. Siç e thash, toleranca zero ku ka argumente e fakte, te cilat FFK i trajton me kujdes dhe në baze të tyre merr vendimet. Kemi parë në vazhdim edhe deklarata dashakeqe e të pa bazuara në lidhje me pretendime edhe për ndeshje tjera, për çka, ne si federatë i themi se i kanë dy zgjidhje, të ofrojnë tek organet kompetente faktet nëse kanë, ose zgjidhja tjetër i përkete prokurorisë, të flasë me ata persona që hedhin mjegull në masë, pa turp e dinjitet”.