
Safet Kamberi zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës
Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës, Naser Muja, dhe në prani të kryetarit, Faton Peci, si dhe asamblistëve, sonte është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës për zgjedhjen e kryesuesi të Kuvendit Komunal.
Pas zhvillimit të procedurave të parapara, me 18 vota për të asamblistëve, Safet Kamberi nga radhët e LDK-së është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal.
Kryesuesi i sapozgjedhur, Safet Kamberi, falënderoi të gjithë asamblistët për besimin e dhënë, duke premtuar se do të angazhohet për ruajtjen e frymës demokratike të punës dhe bashkëpunim të hapur me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës.
