
Saelemaekers zgjat kontratën me Milanin deri në vitin 2031
Alexis Saelemaekers, e ka zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2031, deklaroi klubi “Kuqezi” sot.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Alexis Saelemaekers ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2031, me efekt nga 1 korriku 2026,” tha klubi në një deklaratë të shkurtër.
Saelemaekers, iu bashkua Milanit në vitin 2020 nga Anderlecht dhe është paraqitur 159 herë për klubin duke shënuar 12 gola.
26 vjeçari, u shfaq në të gjitha ndeshjet përveç dy, kryesisht nga stoli, ndërsa Milan fitoi Serie A në sezonin 2021/22.
Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Roma dhe sezonin e mëparshëm te Bologna.
Që kur u kthye në Milan, Saelemaekers, i cili ka luajtur 21 herë për Belgjikën, ka qenë titullar në të gjitha 15 ndeshjet e ligës këtë sezon, duke shënuar dy herë.
Ekipi italian aktualisht është i dyti në Serie A.
“Alexis është rritur çdo sezon, duke u dalluar për profesionalizmin, vetëmohimin dhe ndjenjën e fortë të përkatësisë, duke mishëruar vlerat e klubit brenda dhe jashtë fushës”, tha Milani në deklaratën e tyre. /KK
